Arian Ndoja

Z. Ndoja është shkarkuar nga detyra nga KPK sipas vendimit nr. 528, datë 06.5.2022 dhe ishte në pritje të shqyrtimit dhe vendimit të KPA, pas ankimit nga subjekti i rivlerësimit. Ndërkohë KLP me vendimin nr. 29/2025 ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak dorëheqje për z. Arian Ndoja. KPA më datë 22.04.2025 ka vendosur: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit z.Arian Ndoja dhe ndalimin e emërimit të tij gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Arian Ndoja
Pozicioni
Z. Ndoja është shkarkuar nga detyra nga KPK sipas vendimit nr. 528, datë 06.5.2022 dhe ishte në pritje të shqyrtimit dhe vendimit të KPA, pas ankimit nga subjekti i rivlerësimit. Ndërkohë KLP me vendimin nr. 29/2025 ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak dorëheqje për z. Arian Ndoja. KPA më datë 22.04.2025 ka vendosur: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit z.Arian Ndoja dhe ndalimin e emërimit të tij gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
Emërimi
01.10.2001
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
25.12.2025

Eksperienca profesionale

•27.02.2025 - Deklaruar nga KLP mbarimi i statusit të magjistratit.
•06.05.2022 - 27.02.2025 - Prokuror i pezulluar ex lege nga detyra, për shkak të shkarkimit nga KPK. Në pritje të vendimit të KPA, pas ankimit të vendimit KPK nga subjekti i rivlerësimit.
•28.01.2008 - 06.05.2022 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
•Në vitin 2004 subjekti është shkarkuar nga detyra me Dekret të Presidentit të Republikës dhe është rikthyer përsëri me Dekret të Presidentit në vitin 2008, pas vendimit nr. ***, datë 1.6.2006, të Gjykatës së Lartë.
•01.10.2001 - 23.04.2004 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Arsimi

•2022 - Doktoraturë, Universiteti i Tiranës.
•2002 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
•10.07.1999 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Punime

- Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore "Doktor" me temë: Provat dhe proçesi i të provuarit në proçesin penal, mbrojtur pranë Universitetit të Tiranës.

Kualifikime dhe promovime

- Z. Ndoja zotëron gradën shkencore "Doktor i Shkencave Juridike".

Vendime

- Vendim i KPK-së Nr. 528, datë 6.5.2022, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit: Z. Arian Ndoja, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit Nr. 528, datë 6.5.2022, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Arian Ndoja.
- KPA me datë 10.08.2022 ka njoftuar rregjistrimin e çështjes (JR) nr. 32/2022, datë 14.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arian Ndoja kundër vendimit nr. 528, datë 06.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
- Ndërkohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë KLP me vendimin nr. 29/2025 vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak dorërheqje për z. Arian Ndoja.
- Vendim i KPA-së njoftuar datë 22.04.2025 që ka vendosur: 1. Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit z.Arian Ndoja.
2. Ndalimin e emërimit të z. Arian Ndoja gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. (Aktualisht vendimi i arsyetuar i KPA për z. Arian Ndoja nuk është publikuar në faqen zyrtare të KPA (përditësuar datë 25.12.2025).

Vlerësime

•01.01.2016 - 31.12.2016 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2015 - 31.12.2015 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2014 - 31.12.2014 - Vlerësuar "Mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2013 - 31.12.2013 - Vlerësuar "Mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2012 - 31.12.2012 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Arian Ndoja”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Arian Ndoja janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë