Margarita Buhali
Anëtare e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar me dekretin nr. 13697, datë 14.06.2022 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Gjeneralitete
Karriera & vlerësime
Dokumente (14)
Përmendet në (9)
Burime të tjera
Deklarimi i pasurisë
Gjeneralitete
- Emri
- Margarita Buhali
- Pozicioni
- Anëtare e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar me dekretin nr. 13697, datë 14.06.2022 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
- Emërimi
- 21.10.2002
- Statusi
- Në detyrë
- Kategoria
- Gjyqtarë
- Përditësuar
- 08.04.2024
Eksperienca profesionale
• 14.06.2022 - aktualisht - Anëtare e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.• 2021 - Pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës në lëndën "E Drejta e Detyrimeve".
• 01.01.2019 - 31.12.2019 - Anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
• 21.10.2013 - 14.06.2022 - Gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.
• 2010 - 2012 - Pedagoge e jashtme në Universitetin Jopublik “Albanian University” në lëndën "E Drejtë e Detyrimeve" dhe "E Drejtë Civile".
• 21.10.2002-21.10.2013 - Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
• 01.10.2001-21.10.2002 - Stazh Profesional pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
- Prej janarit 1999, Znj. Buhali ka marrë pjesë në shumë trajnime të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës, si edhe në disa aktivitete kombëtare e ndërkombëtare në fushën e së drejtës, duke qenë edhe eksperte trajnimi në shumë prej tyre.
Arsimi
• 10.07.1999 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.• 2002 - Shkolla e Magjistraturës.
Punime
- Është autore e artikullit “Njoftimi i akteve të shtetit të huaj dhe për në shtetin e huaj. Zbatimi i ligjit të huaj. Efektet e gjykimeve të çështjeve nga gjykatat e huaja në gjykimin e filluar në Shqipëri”, botuar në Revistën e Shkollës së Magjistraturës “Jeta Jurike”, Dhjetor 2011.Kualifikime dhe promovime
- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.Vendime
- Vendim i KPK-së nr. 164, datë 19.06.2019, Subjekti i rivlerësimit znj. Margarita Buhali, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.- Mosankim i vendimit nr. 164, datë 19.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Margarita Buhali.
Vlerësime
• 2007-2009 - Vlerësuar "Shumë mirë"• 2005-2006 - Vlerësuar "Shumë mirë"
Masa disiplinore
- Nuk ka masa disiplinore.Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Dekret nr. 13697, datë 14.06.2022 "Për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë". 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 275.6 KB
-
pdf
Vendim i KLGJ-së nr. 207, datë 09.06.2022 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidates znj. {…}”. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 737.7 KB
-
pdf
Vendim i KPK-së nr. 164, datë 19.06.2019 për subjektin e rivlerësimit znj. Margarita Buhali, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 819.7 KB
-
pdf
Mosankim i vendimit nr. 164, datë 19.6.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Margarita Buhali. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 470.7 KB
-
pdf
Vendim i KLGJ-së nr. 151, datë 06.05.2020 "Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionet e lira të shpallura me vendimin nr.82, datë 26.02.2020 dhe vendimin nr.85, datë 26.02.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 168.7 KB
-
pdf
Lista e Gjyqtarëve pjesëmarrës në aktivitetet trajnuese të Shkollës së Magjistraturës, prill – qershor 2020. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 1.0 MB
-
pdf
Rezultatet e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED (të përkohshëm), datë 07.12.2018. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 283.5 KB
Përmendet në
Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Margarita Buhali”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.
- Vendim i KLGJ-së Nr. 145, datë 08.04.2021
- Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 02 Tetor 2020
- Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 08 Shtator 2020
- Vendim i KLGJ-së Nr. 173, datë 11.09.2019
- Vendim i Kryetarit të K.E.D Nr. 5 datë 09.09.2019
- Njoftim i IKP-së datë 02.08.2019 për mosankimin e vendimit nr. 164, datë 19.06.2019, të KPK-së
- Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 19.06.2019
- Vendim i KPK-së Nr: 164 datë 19.06.2019
- Vendim i KLGJ-së Nr. 58, datë 24.04.2019
Burime të tjera
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Margarita Buhali janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.