Mimoza Margjeka

Ish-gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Shkarkuar

Gjeneralitete

Emri
Mimoza Margjeka
Pozicioni
Ish-gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Emërimi
16.12.2004
Statusi
Shkarkuar
Përditësuar
23.03.2026

Eksperienca profesionale

•09.04.2024 - Me vendim të KLGJ ka marrë masë disiplinore "Shkarkim nga detyra".
•26.02.2024 - Shkarkuar nga detyra me vendim të KPK.
•20.02.2020 - 20.02.2022 - Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë (e komanduar).
•01.04.2010 - 20.02.2020 - Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
•16.12.2004 - 01.04.2010 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.
•30.08.1996 - 13.05.2000 - Ndihmësgjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.
•21.12.1993 - 30.08.1996 - Ndihmësgjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Arsimi

•23.12.2009 - Studime Pas universitare, Universiteti i Prishtinës.
•30.03.1994 - Kursi i plotë i përshpejtuar, Universiteti i Tiranës.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 739, datë 26.02.2024, për subjektin e rivlerësimit znj. Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
- Ankim i Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 739, datë 26.2.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Mimoza Margjeka.
- Vendim i KPA-së nr. 20, datë 26.02.2026 që ka vendosur: Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Mimoza Margjeka pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.

Vlerësime

•2007 - 2009 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•2005 - 2006 - Vlerësuar "Mirë" (Vlerësim Periodik)

Masa disiplinore

- Me datë 09.04.2024 Këshilli i Lartë Gjyqësor KLGJ ka vendosur: Dhënien e Masës Disiplinore "Shkarkim nga Detyra" për magjistraten.
- Vendimarrja e KLGJ erdhi pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “Shkarkim nga detyra” për magjistraten M.M., me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 140, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga neni 104 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për shkak të dënimit për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319/ç – 25 i Kodit Penal.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Mimoza Margjeka”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Nuk ka të dhëna të publikuara për deklarimin e pasurisë.