Ardian Nezha
Ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
Gjeneralitete
- Emri
- Ardian Nezha
- Pozicioni
- Ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
- Emërimi
- 30.03.1995
- Statusi
- Pezulluar / Dorëhequr
- Përditësuar
- 23.08.2024
Eksperienca profesionale
•shkurt 2019 - 30.04.2019 - Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.Pas dorëheqjes nga funksioni në Prokurorinë Elbasan komandohet Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë deri në shkurt 2019.
•janar 2018 - Drejtues i përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
•11.02.2015 - janar 2018 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Gjyqësor Pukë.
•23.03.2004 - shkurt 2015 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
•shkurt 1998 - 23.03.2004 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mirditë.
•30.03.1995 - janar 1998 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.
- Subjekti i rivlerësimit, z. Ardian Nezha, me shkresën nr. *** prot., datë 20.03.2019, drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me lëndë: “Dhënia e dorëheqjes nga posti i Prokurorit”, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra e prokurorit.
- Në vijim, KLP, pasi mori në shqyrtim kërkesën e subjektit të rivlerësimit, me vendimin nr. ***, datë 01.04.2019, “Për mbarimin e statusit të magjistratit”, vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për, z. Ardian Nezha, për arsye të kërkesës për dorëheqje. Dorëheqja jep efektet, më datë 30.04.2019.
- Vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë i është përcjellë Komisionit me shkresën nr. *** prot., datë 03.04.2019.
- KPK ka vendosur: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit dhe si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative dhe gjithashtu subjekti i rivlerësimit humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës.
Arsimi
•07.03.2011 - Master Shkencor, Universiteti "Justiniani I".•01.03.2009 - 30.05.2009 - Kurs 3 mujor pasuniversitar, Akademia Politike Shqiptare.
Vendime
- Vendim i KPK-së Nr: 140, datë 16.04.2019, për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për shkak dorëheqje të z.Ardian Nezha, prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.- Njoftim i IKP-së datë 03.05.2019 për mosankimin e vendimit nr. 140, datë 16.04.2019, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Ardian Nezha.
Vlerësime
•01.01.2016 - 31.12.2016 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)•01.01.2015 - 31.12.2015 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2014 - 31.12.2014 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2013 - 31.12.2013 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2012 - 31.12.2012 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
Masa disiplinore
- Nuk ka masa disiplinore.Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Njoftim i IKP-së datë 03.05.2019 për mosankimin e vendimit nr. 140, datë 16.04.2019, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Ardian Nezha. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 465.5 KB
Përmendet në
Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Ardian Nezha”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Ardian Nezha janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.