Esmeralda Ndoci (Maillard)
Ish-prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Gjeneralitete
- Emri
- Esmeralda Ndoci (Maillard)
- Pozicioni
- Ish-prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
- Emërimi
- 14.09.2015
- Statusi
- Pezulluar / Dorëhequr
- Përditësuar
- 28.08.2024
Eksperienca profesionale
•29.09.2019 - 30.04.2022 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Brenda kësaj periudhe në datën 15.01.2020 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i ka miratuar leje të papaguar dyvjeçare më datë 15.01.2020, e cila i përfundonte më 31.01.2022.•17.12.2018 - 27.09.2019 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan (caktuar përkohësisht).
•11.10.2016 - 17.12.2018 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
•14.09.2015 - 11.10.2016 - Stazh Profesional në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
- Subjekti ka depozituar kërkesë për mbarimin e statusit dhe ka dhënë dorëheqjen nga detyra/statusi më datë 07.03.2022 dhe më datë 18.03.2022, KLP-ja, me vendimin nr. 50, datë 18.03.2022, “Për mbarimin e statusit të magjistratit”, ka miratuar dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit. Statusin e magjistratit, znj. Esmeralda Maillard (Ndoci), e ka humbur më datë 30.04.2022.
- Komisioni, pasi është njohur me vendimin e KLP-së, ka kryer hetimin për dorëheqjen, duke konstatuar, përveç të tjerave, që ndaj këtij vendimi nuk është ushtruar ankim. Komisioni ndërpreu procesin e rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Esmeralda Maillard (Ndoci), me vendimin nr. 532, datë 18.05.2022.
- Më datë 30.06.2022, subjekti i rivlerësimit ka ushtruar ankim, kundër vendimit të Komisionit nr. 532, datë 18.05.2022, duke kërkuar prishjen e vendimit nr. 532, datë 18.05.2022, të Komisionit dhe deklarimin e procedurës të përfunduar pa një vendim përfundimtar, pasi procesi i rivlerësimit i nisur ndaj saj është një proces që nuk mund të niste, e meqë ka nisur nuk mund të vijojë, për shkak se i mungon cilësia e subjektit të rivlerësimit, në kuptim të nenit 179/b, pika 3 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
- KPA vendosi se vendimi i Komisionit nr. 532, datë 18.05.2022, duhet të prishet për sa kohë është marrë nga një organ në tejkalim të kompetencës së tij lëndore, për shkak të mungesës së juridiksionit për trajtimin e çështjes dhe gjykimi në KPA duhet të pushohet, në zbatim të nenit 50, germa “d” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar.
Arsimi
•2016 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.•07.07.2006 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.
Vendime
- Vendim i KPK-së nr. 532, datë 18.5.2022, për subjektin e rivlerësimit znj. Esmeralda Ndoci, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 532, datë 18.5.2022, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Esmeralda Ndoci.
- Vendim i KPA-së Nr. 39/2022 (JR) datë 25.10.2022; përfshirë mendimet e pakicës; subjekti i rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci).
Vlerësime
•01.01.2016 - 31.12.2016 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)Masa disiplinore
- Nuk ka masa disiplinore.Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 532, datë 18.5.2022, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Esmeralda Ndoci. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 471.0 KB
-
pdf
Vendim i KPA-së Nr. 39/2022 (JR) datë 25.10.2022; përfshirë mendimet e pakicës; subjekti i rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci). 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 271.2 KB
-
pdf
Vendim i KLP-së nr. 176, datë 29.09.2019 "Për ndërprerjen e caktimit të përkoshëm". 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 1.2 MB
-
pdf
Vendim i KLP-së nr.03, datë 15.01.2020 "Për miratimin e lejes së papaguar për shkaqe familjare, për Znj.Esmeralda Ndoci, prokurore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për gjatë periudhës 24 mujore nga data 01 shkurt 2020 deri 31 janar 2022". 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 422.8 KB
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Esmeralda Ndoci (Maillard) janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.