Aspak transparencë në relatimin e çështjes lidhur me denoncimet e publikut
Më datë 4 Prill 2019, u zhvillua në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit seanca dëgjimore e Znj
Albana Boksi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.Kryetarja e trupit gjykues në çelje të seancës verifikoi prezencën e palëve (vëzhguesit ndërkombëtar dhe subjektit) relatoi se trupi gjykues ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e dërguar nga organet ndihmëse, ka zhvilluar gjithashtu një procedurë të pavarur të tipit administrativ bazuar në të tre kriteret e vlerësimit, ka dëgjuar subjektin e rivlerësimit, dhe për këto arsye ai e ka gjykuar të mbyllur hetimin për subjektin e rivlerësimit.
Lidhur me vlerësimin e pasurisë, në raportin e ILDKPKI konstatohet se: deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin, ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasurinë, nuk ka kryer fshehje të pasurisë, nuk ka kryer deklarim të rremë, subjekti nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesave.