Emri i subjektit të rivlerësimit: Znj. Alma Brati, Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë
Aksesi i pjesëmarrjes, nga publiku, shoqëria civile, institucionet e tjera të interesuara dhe mediat lokale është respektuar. Etika e sjelljes së trupit gjykues është e rregullt dhe të folurit të kuptueshëm. Elementet procedurial të procesit gjyqësor, referuar nenit 65 të ligjit nr. 84/2016, janë respektuar, megjithatë në përfundimit të seancës gjyqësore nuk u respektua detyrimi procedurial i reatores së çështjes për të dhënë mundësinë e pyetjeve përfaqësueses ndërkombëtare dhe antarëve tëtrupës gjykuese. Kalimi i barrës së provës, pavarësisht pretendimeve te Komisionerit, është respektuar.