Emri i subjektit të rivlerësimit: znj. Alma Brati, Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë
Aksesi i pjesëmarrjes, nga publiku, shoqëria civile, institucionet e tjera të interesuara dhe mediat lokale është respektuar. Etika e sjelljes së trupit gjykues është e rregullt dhe të folurit të kuptueshëm. Elementet procedurial të procesit gjyqësor, referuar nenit 65 të ligjit nr. 84/2016, janë respektuar. Kryetari i trupit gjykues parashtron procedurën e seancës dëgjimore. i jepet e drejta proceduriale subjektit të rivlerësimit për të kundërshtuar pretendimet e Komisionerëve Publik.
Njoftohet dhe pranohet në seancë, se ka marrë dijeni lidhur me vendimin dhe shkaqet e ankimit. i rezervohet e drejta e pyetjes vëzhguesit ndërkombëtar dhe trupës gjykuese. Seanca pati një kohëzgjatje të arsyeshme prej rreth 2 orë e 15 min