Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) 12.11.2018

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 12.11.2018

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 12.11.2018
Emri i subjektit të rivlerësimit: z. Edmond Islamaj, Gjyqtar në Gjykatën e Lartë
Aksesi I pjesëmarrjes, nga publiku, shoqëria civile, institucionet e tjera të interesuara dhe mediat lokale është respektuar. Megjithatë, është krijuar praktikë proceduriale urdhërimi i medias për të lënë sallën së bashku me pasjisjet e regjistrimit, pas fazës përgatitore. Etika e sjelljes së trupit gjykues është e rregullt dhe të folurit të kuptueshëm. Kohëzgjatja e seancës publike prej më tepër se 4 orë, justifikoj ndërprerjen e seancës për një pushim prej 60 minutash, kohë në të cilën trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit.
Elementet procedurial të procesit gjyqësor, referuar nenit 65 të ligjit nr. 84/2016, janë respektuar. Kryetari i trupit gjykues parashtron procedurën e seancës dëgjimore. I jepet e drejta proceduriale subjektit të rivlerësimit për të kundërshtuar pretendimet e Komisionerëve Publik.
Njoftohet dhe pranohet në seancë, se ka marrë djeni lidhur me vendimin dhe shkaqet e ankimit. I rezervohet e drejta e pyetjes vëzhguesit ndërkombëtar dhe trupës gjykuese.
Seanca pati një kohëzgjatje të arsyeshme prej rreth 5 orësh, duke marrë parasysh volumin e akteve provuese të paraqitura dhe pretendim/prapësimeve të palëve.
Seanca shtyhet për ditën e premte, me qëllim mbrojtjen e qëndrimeve ligjore të palëve dhe njohjes me aktet provuese paraqitur nga subjekti i rivlerësimit.

Burimi: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)