Emri i subjektit të rivlerësimit: Znj.Arta Vorpsi, Këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese
Seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimitu paraqit e rregullt në tërësi. Subjekti nuk pati kontestime dhe kundërshtime si dhe munguan
pyetje shtesë apo diskutime mbi proveshmërinë e fakteve/vlerësimeve të konstatuara nga hetimi I thelluar administrativ i KPK-së dhe OMNsë. Trupi gjykues respektoi rregullat e etikës. Subjekti I rivlerësimit kishte zgjedhur të mos kishte mbrojtës ligjor, duke u paraqitur e vetme gjatë seancës dëgjimore.
Në sallën ku zhvillohej seanca dëgjimore u lejuan media, gazetarë, qytetarë të rastësishëm, përfaqësues të organizatave të shoqërive civile,familjarë të subjektit te rivlerësimit si dhe kushdo qe ishte i interesuar.