Publikuar nga: Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, Shqipëri Tiranë, 2018 Përgjegjës: Kristina Voko, Besar Likmeta Grafika: Jurgena Tahiri
Ky studim është bazuar në përpunimin dhe analizimin e të dhënave të deklaratave të pasurisë së 268 gjyqtarëve të 23 rretheve gjyqësore të Republikës së Shqipërisë. Gjykatat e shkallës së parë gjykojnë çështjet që hyjnë në kompetencën territoriale të rrethit ku ushtrojnë funksionet e tyre gjyqësore, të cilat sipas objektit të gjykimit ndahen në çështje civile dhe penale.