Reporter.al 27.07.2020

Aida Veizaj pritet të emërohet drejtore e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Aida Veizaj pritet të emërohet drejtore e Byrosë Kombëtare të Hetimit
Komisioni i Përzgjedhjes ka konkluduar si kandidaten më të mirë për të udhëhequr Byronë Kombëtare të Hetimit për 5 vitet e ardhshme, zv.Drejtoren e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Veizaj.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të hënën se për pozicionin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit i është rekomanduar Këshilli të Lartë të Prokurorisë, KLP emërimi i kandidates Aida Veizaj, aktualisht zv/Drejtore e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Në njoftimin e SPAK thuhet se Komisioni i Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së ka përfunduar procesin e identifikimit të kandidatit më të mirë për këtë pozicion.

“Komisioni i Përzgjedhjes zhvilloi dy mbledhje në datat 24.07.2020 dhe 27.07.2020, në prani dhe të Komisionit të Pavarur të Rishikimit, i përbërë nga dy përfaqësues të Bashkimit Europian dhe dy përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri”, citohet në njoftim.

Burimi: Reporter.al