exit.al 01.10.2020

Shkarkohet përfundimisht nga detyra drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës

Shkarkohet përfundimisht nga detyra drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin përfundimtar nga detyra të drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Durrës Ferdinand Elezit.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin përfundimtar nga detyra të drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Durrës Ferdinand Elezit.

Vendimi u mor nga Albana Shtylla, Ina Rama, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

Prokurori Elezi u shkarkua në prill 2019, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të problemeve me pasurinë.

Sipas KPK-së, prokurori nuk justifikonte me burime të ligjshme dhe dokumente blerjen e një apartamenti në Tiranë, një ambienti zyre nga bashkëshortja dhe blerjen me çmim preferencial të një apartamenti në Durrës.

Me vendimin e KPA-së, Elezi shkarkohet përfundimisht nga detyra.

Burimi: exit.al