Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Genti Shala dhe transferoi për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë një çështje të subjektit
Trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici anëtar, shpalli të martën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Genti Shala.
Kryesuesja e trupit gjykues, Firdes Shuli tha se u vendos edhe transferimi i një çështje të Gjykatës së Apelit Tiranë e vitit 2017 për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, ILD.
Shala e ka filluar karrierën e tij si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 1999, pasi kishte shërbyer prej vitit 1995 në këtë gjykatë si ndihmës gjyqtar.
Në vitin 2006 ai është emëruar anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, post që e ka mbajtur deri në vitin 2008. Në vitin 2010, Shala është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, funksion që e ka edhe sot.
Burimi: Reporter.al