exit.al 07.10.2020

Calavera dhe Varhelyi vlerësojnë reformën në drejtësi

Calavera dhe Varhelyi vlerësojnë reformën në drejtësi
Shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera takoi eurokomisionerin Oliver Varhelyi për të folur për ecurinë e reformës në drejtësi.
Shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera takoi eurokomisionerin Oliver Varhelyi për të folur për ecurinë e reformës në drejtësi.

Në një postim në Twitter, pas takimit me Varhelyin, Calavera shkroi:

“Vizitë e rëndësishme në institucionet shqiptare të vetingut me eurokomisionerin Oliver Varhelyi. Vetingu vazhdon me të njëjtin profesionalizëm dhe përkushtim për të siguruar që reforma në drejtësi të japë më të mirën e qytetarëve shqiptarë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen.”

Ndërsa Varhelyi vlerësoi punën e Calaverës dhe ONM-së për rezultatet e deritanishme në reformën në drejtësi.

Eurokomisioneri për Zgjerimin Varhelyi vizitoi të mërkurën Tiranë, ku u takua dhe me kryeministrin Rama, presidentin Meta dhe kreun e opozitës Basha.

Burimi: exit.al