exit.al 09.10.2020

Vazhdon garën për në Gjykatën Kushtetuese juristja Sonila Bejtja

Vazhdon garën për në Gjykatën Kushtetuese juristja Sonila Bejtja
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka kualifikuar për të vazhduar garën për një vend në Gjykatën Kushtetuese juristen Sonila Bejtja, ndërsa ka eleminuar nga gara Eugen Papandile.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka kualifikuar për të vazhduar garën për një vend në Gjykatën Kushtetuese juristen Sonila Bejtja, ndërsa ka eleminuar nga gara Eugen Papandile.

Ai është sekretari i përgjithshëm e Gjykatës Kushtetuese.

Bejtja tani bashkë me gjyqtarin Sokol Binaj do të vazhdojë garën për vendin e Besnik Muçit në GJK.

Ndërkohë vazhdon ende diskutimi për katër kandidatë të tjerë.Për të pasur një garë për një vend në Gjykatën Kushtuese, duhet që KED-ja të kualifikojë të paktën tre kandidatë.

Burimi: exit.al