Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi pamundësi për blerjen e një autoveture, konstatim që u kundërshtua nga prokurori i Tiranës Adriano Dyrmishi. Një raport i DSIK për papërshtatshmërinë Dyrmishit është përmbysur nga Komisioni që e ka gjetur të pabazuar në prova.
Prokurori i Tiranës, Adriano Dyrmishi u përball të enjten me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në të tri kriteret e rivlerësimit. Procesi i vetingut për prokurorin Dyrmishi po kryhet nga trupa gjykuese e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.Adriano Dyrmishi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore, ndërsa në vitin 2010 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë ku e ushtron funksionin prej një dekade.
Burimi: Reporter.al