Prokurori Apelit Vlorë, Pelivan Malaj kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese duke pretenduar se nuk ishte konsideruar dhe pasqyruar në raportin e hetimit administrativ një provë të sjell prej tij. KPK ia kaloi kërkesën një trupe tjetër, ndërsa pritet të merret vendim për vijimin e seancës.
Konstatimi i prokurorit të Apelit Vlorë Pelivan Malaj për mosadministrimin e një prove të dorëzuar prej tij nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualfikimit, si dhe kërkesa verbale për përjashtim te trupit gjykues sollën shtyrjen e seancës dëgjimore të parashikuar për t’u zhvilluar paraditen e 24 dhjetorit.Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për prokurorin Malaj kryesohet nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.
Burimi: Reporter.al