Rezulton se deri më datë 31.12.2024, datë në të cilën përfundon mandati kushtetues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit sipas pikës nr. 8 të nenit 179/b të Kushtetutës së Republikë së Shqipërisë, do të përfundojë procesi i Vettingut për 93 subjekte, përkatësisht 39 subjekte femra dhe 54 meshkuj në profilin gjyqtar, prokuror dhe ndihmës ligjorë.
Rezulton se deri më datë 31.12.2024, datë në të cilën përfundon mandati kushtetues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit sipas pikës nr. 8 të nenit 179/b të Kushtetutës së Republikë së Shqipërisë, do të përfundojë procesi i Vettingut për 93 subjekte, përkatësisht 39 subjekte femra dhe 54 meshkuj në profilin gjyqtar, prokuror dhe ndihmës ligjorë.Nga këto 93 subjekte që janë aktualisht në proces rivlerësimi:
- 22 subjekte janë profili gjyqtar, nga të cilët 18 subjekte janë gjyqtarë pranë Gjykatave të Rrethit Gjyqësor, 2 gjyqtarë pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe 2 gjyqtarë pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Ndërsa referuar kriterit të grupit gjinor janë 10 femra dhe 12 meshkuj.
- 40 subjekte janë profili prokuror pranë Prokurorive të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore në Republikën e Shqipërisë, të cilët sipas kriterit gjinor janë 8 femra dhe 32 meshkuj.
- 31 subjekte janë profili ndihmës ligjorë pranë prokurorive dhe gjykatave të sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, prej të cilëve 21 femra dhe 10 meshkuj.