Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmonte në detyrë gjyqtaren Alkelina Gazidede, ndërsa dërgoi për inspektim dy vendime të saj dhe dy vendime të Gjykatës së Lartë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmonte në detyrë gjyqtaren Alkelina Gazidede, ndërsa dërgoi për inspektim dy vendime të saj si gjykatëse e Gjykatës Administrative të Apelit dhe dy vendime të Gjykatës së Lartë që i kishin prishur këto vendime.Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Firdes Shuli anëtare, njoftoi të premten se Gazidede do të konfirmohej. Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit u hetua në të tre kriteret. Ndaj saj u zhvilluan dy seanca dëgjimore.
Në një prej seancave KPK vuri në dukje disa probleme të pasurisë, por që u kundërshtuan nga gjyqtarja. Në seancën e dytë gjyqtares iu vunë në dukje dyshimet për njëanshmëri dhe konflikt interesi, të cilat po ashtu ajo i kundërshtoi.
Burimi: Reporter.al