Prokurori Artan Bajrami u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi u akuzua për deklarim të rremë për blerjen e një apartamenti dhe mosdeklarim të dhuratave nga baxhanaku biznesmen.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-drejtuesit të ish-Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami.
Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i Kolegjit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator dhe Ina Rama, Luan Daci e Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e prokurorit Bajrami kundër shkarkimit dhe vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK të dhënë më 14 shkurt 2019.
Burimi: Reporter.al