Njoftim për shtyp i IKP-së datë 20.01.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 297.4 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku filloi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Besnik Cani, magjistrat/prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, si dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Në seancën e sotme gjyqësore, subjekti i rivlerësimit shoqërohej nga avokati i tij mbrojtës, pamundësia e pranisë së të cilit u bë shkak për shtyrjen e seancës së mëparshme.
Përpara fillimit të shqyrtimit gjyqësor, subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, paraqiti një kërkesë paraprake për përjashtimin nga trupi gjykues të dy gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.