Besnik Cani

Ish- prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Në detyrë Prokurorë

Gjeneralitete

Emri
Besnik Cani
Pozicioni
Ish- prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Emërimi
16.09.1994
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Prokurorë
Përditësuar
08.04.2024

Eksperienca profesionale

• 2018 - 27.02.2020 - Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
• 2016 - 27.02.2020 - Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
• 2015 - 2016 - Drejtues i Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
• 2014 - 2015 - Drejtues i Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
• 2010 - 2014 -Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
• 1994 - 2010 - Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kualifikime dhe promovime

- Z. Besnik Cani ka marrë vendim nga GJEDNJ datë 4 tetor 2022, ku pranohej pretendimi i subjektit kërkues se gjatë shqyrtimit në KPA është shkelur neni 6 § 1 i KEDNJ në lidhje me të drejtën e ankuesit për një “gjykatë të krijuar me ligj”.
- Z. Cani kishte kaluar nivelin e parë të Vettingut në KPK datë 27.11.2018.
- Me ankesë të Institucionit të Komisionerit Publik kundër vendimit konfirmues të KPK, KPA rishqyrtoi dhe shkarkoi Prokurorin Cani.
- Vendimi i KPA u bë pjesë e ankesës në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburg) cka shënoi mundësinë e rivlerësimit në KPA, që nuk e ka ushtruar deri më tani.

Vendime

- Vendim i KPK-së Nr. 84, datë 27.11.2018, për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Besnik Cani, prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
- Njoftim i IKP-së për Ankimin e vendimit Nr. 84, datë 27.11.2018 të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Besnik Cani , datë 8.2.2019.
- Vendim i KPA-së Nr. 2, datë 27.02.2020 ku është vendosur: Ndryshimi i vendimit Nr.84/2018, të KPK-së dhe shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit z. Besnik Cani.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Besnik Cani”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Burime të tjera

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Besnik Cani janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë