Njoftim për shtyp i IKP-së datë 04.11.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 297.5 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 58, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Besnik Muçi, aktualisht me detyrë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues u njoh me qëndrimet e palëve mbi informacionin e përcjellë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në funksion të hetimit gjyqësor.