Njoftim për shtyp i IKP-së datë 01.10.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 296.8 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 58, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Besnik Muçi, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.Kryesuesi i seancës njoftoi palët në proces për vendimin e ndërmjetëm të trupit gjykues, për të administruar në cilësinë e provës informacionin e DSIK-së, të dërguar në Institucionin e Komisionerëve Publikë pas depozitimit të ankimit. Subjekti i rivlerësimit, sipas trupit gjykues, do të njihet me përmbajtjen e këtij dokumenti pas procedurës së deklasifikimit.