Njoftim për shtyp i IKP-së datë 23.09.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 297.8 KB
Përmbledhje
Institucioni i Komisionerëve Publikë, në vijim të informacioneve të publikuara sot në media, rreth shkaqeve të shtyrjes së Mbledhjes së radhës së KLP-së, që kishte në rend dite miratimin e listës përfundimtare të kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, bën më dije se vendimi nr.185, datë 23.7.2019, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Olsian Çela, bazuar në nenin 63, pika 1, të ligjit nr. 84/2016, i është njoftuar Komisionerit Publik në datë 6.9.2019, nëpërmjet shërbimit shtetëror postar.Bazuar në nenin 63, pika 1, e ligjit nr. 84/2016, Komisionerët Publikë kanë afat 15 ditë, nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ta ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.