Njoftim për shtyp i IKP-së datë 22.05.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 288.8 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 22, datë 7.6.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit nr. 22, datë 7.6.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
2. Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
3. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.