Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 228.3 KB
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 234.6 KB
Përmbledhje
Subjekti i rivlerësimit: Z. Fejzo Hysi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.Me vendimin nr. 39, datë 28.02.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë 15.02.2019, të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, z. Fejzo Hysi.
KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Fejzo Hysi, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 11.04.2019.