Vendim

Vendim i KPK-së Nr: 132 datë 02.04.2019

Dokumente

Përmbledhje

Subjekti i rivlerësimit: Z. Bujar Çiçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Me vendimin nr. ***, datë 21.06.2018, Prokurori i Përgjithshëm, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, të prokurorit në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, z. Bujar Çiçi.

KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Bujar Çiçi, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.


Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 18.04.2019.