Procesverbal

Mbledhja Plenare NR.59 e KLP-së datë 12 Qershor 2020, Ora: 13:00

Dokumente

Regjistrim audio/video (burim i jashtëm): 1drv.ms

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjes plenare të datës 15.05.2020, datës 19.05.2020 dhe datës 21.05.2020.
2. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Drini Pali.
3. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokuroren Rabiana Halili.
4. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokuroren Elsa Miha.
5. Miratim i projekt -aktit për angazhimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj në veprimtari jashtë funksionit (mёsimdhёnie).
6. Miratim i projekt -aktit për angazhimin e prokurores Doloreza Musabelliu në veprimtari jashtë funksionit (eksperte pranë OSBE, trajnere).
7. Miratim i projekt -aktit për angazhimin e prokurores Manjola Kajana,në veprimtari jashtë funksionit (eksperte pranë UNODOC (United Nations Office on Drugs and Organized Crime).
8. Miratim i projekt -aktit për mbarimin e statusit, për shkak dorëheqje, të magjistratit z.Nezir Gjoka, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
9. Hedhja e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankesave kundër arkivimit të hetimit nga ana e ILD-së .
10. Prezantimi i draft-rregullores “Mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë në shkallët më të larta dhe në pozicionet e drejtuesit të prokurorisë”.
11. Raportimi nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale për ecurinë e procesit të verifikimit të figurës pasurisë si dhe plotësimin e kushteve dhe procedurave të parashikuara nga ligji, për kancelarët në detyrë në sistemin prokurorial si dhe për kandidatët për inspektor në ILD.
12. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).
Diskutime rreth mundësisë për transferim të përkohshëm të një prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec si dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.