Nezir Gjoka

Ish - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Nezir Gjoka
Pozicioni
Ish - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Emërimi
16.08.1981
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
09.05.2024

Eksperienca profesionale

•01.09.2002 - 24.06.2020 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

- Z. Nezir Gjoka nuk e ushtron më funksionin e tij si prokuror pasi në datën 02.06.2020 ka paraqitur pranë KLP-së kërkesën për dorëheqje të parevokueshme për arsye shëndetësore.
- Dorëheqja është miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 12 qershor dhe i është komunikuar KPK-së më 24 qershor 2020.
- Me anë të Vendimit të KPK-së nr. 285 datë 03.08.2020 është ndërprerë procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit.
- Gjithashtu nga ky Vendim, Z. Nezir Gjoka i ndalohet emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshme, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.

Arsimi

•29.05.1982 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 285, datë 03.08.2020, që ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Nezir Gjoka, me funksion prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 285 datë 03.08.2020 për subjektin e rivlerësimit: Z. Nezir Gjoka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vlerësime

•01.01.2016 - 31.12.2016 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2015 - 31.12.2015 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2014 - 31.12.2014 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Nezir Gjoka”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Nezir Gjoka janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë