Procesverbal

Mbledhja Plenare NR.41 e KLP-së datë 26 Dhjetor 2019, Ora 12:00

Dokumente

Regjistrim audio/video (burim i jashtëm): 1drv.ms

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës”.
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Violeta Shkurta në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”.
4. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Arben Dyla në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë”.
5. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Françesk Ganaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë”.
6. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Alma Bramo në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës”.
7. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Suela Beluli në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës”.
8. Miratimi i vendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për znj.Marjana Shtjefni, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për shkak të dorëheqjes”.
9. Miratimi i projektaktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokuroren Anisa Qilimi.
10. Miratimi i projektaktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Ludovik Doda.
11. Miratimi i projektaktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Spartak Çoçoli.
12. Miratimi i projektaktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokuroren Natasha Shallapi (Prifti).
13. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime. Në varësi të vendimmarrjes së Këshillit lidhur me caktimin e përkohshëm të prokurores Alma Bramo në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, të shihet mundësia e një vendimmarrjeje për caktimin e përkohshëm të një prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.).