Procesverbal

Mbledhja Plenare NR.39 e KLP-së datë 12 Dhjetor 2019, Ora 12:00

Dokumente

Regjistrim audio/video (burim i jashtëm): 1drv.ms

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm,konkretisht;
Arens Çela, Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj, Artan Bajrami, Eugen Beçi, Doloreza Musabelliu, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana, Përparim Kulluri, Vladimir Mara, Sonila Muhametaj, Pranvera Pustina 2. Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të krijimit të Prokurorisë së Posaçme,dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë;
Isa Jata, Donika Prela, Anton Martini, Dritan Prençi
3. Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Enkeleda Millonai si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shkak të emërimit të saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme.
4. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Arta Marku si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
5. Miratimi i projekt-aktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Pelivan Malaj.
6. Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Alketa Zifla si Drejtoreshë Kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e saj si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
7. Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë fakultetit të Drejtësisë, Universitetit i Tiranës, për magjistratin prokuror z.Kreshnik Ajazi.
8. Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit, konkretisht si eksperte, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për magjistraten, prokurore znj. Enkeleda Millonai për periudhën deri më 30.12.2019.
9. Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren znj. Ermira Tafani, si eksperte pranë Qendrës për Iniciativa Ligjore Tiranë, për periudhën deri në fund të muajit shkurt 2020 në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë dhe jashtë orarit të punës si dhe pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani Elbasan, për periudhën marsqershor 2020.
10. Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë Kolegjit Universitar “Bedër” Tiranë, në lëndën “Procedurë Penale e avancuar me praktikë gjyqësore”, për prokurorin z.Adnan Xholi, në masën jo më shumë se 2(dy) orë në javë, jashtë orarit të punës, për vitin akademik 2019-2020.
11. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)