Procesverbal

Mbledhja Plenare NR.34 e KLP-së datë 25 Tetor 2019, Ora 11:00

Dokumente

Regjistrim audio/video (burim i jashtëm): 1drv.ms

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Znj.Afërdita Ndoi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të ushtrojë përkohësisht detyrën si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
2. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Albert Murçaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
3. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Lorenc Mërkuri, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
4. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Ludovik Doda, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
5. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Ylli Pjetërnika, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
6. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Lazër Çardaku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
7. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Isa Jata, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.
8. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Erion Çela, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
9. Miratimi i projekt-aktit pёr ndёrprerjen e caktimit tё përkohshëm tё z. Urim Buci në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe rikthimin e tij në detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
10. Miratimi i projekt-aktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Nezir Gjoka.
11. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime) Në këtë pikë do të diskutohet lidhur me hapat e mëtejshme për konstituimin e Prokurorisë së Posaçme.