Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 11.06.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 733.1 KB
Përmbledhje
Rendi i ditës:1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 24.04.2020, 27.04.2020, 28.04.2020, 05.05.2020 dhe 06.05.2020.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Rregulla për përzgjedhjen me short të çështjeve në procesin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarit”.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) e gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit”.
4. Shqyrtimi i relacionit mbi dhënien e komenteve dhe kundërshtimeve për raportin e Shkollës së Magjistraturës për rezultatet e vlerësimit paraprak të kandidateve që kanë aplikuar për pranimin në formimin fillestar, për vitin akademik 2020-2021, profili gjyqtar”.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e rregullores për funksionimin e Komisionit të Përkohshëm për Shqyrtimin e Ankimeve Kundër Vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për Arkivimin e Ankimit ose Pushimin e Hetimit ndaj një Gjyqtari”.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionet e lira të shpallura me vendimin nr.83, datë 26.02.2020 dhe vendimin nr.86, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër”.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtares {...} në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës”.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtares {...} në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë”.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë”.
11.Vijimi i shqyrtimit të çështjes në lidhje me problematikën e adresuar nga Presidenti i Republikës me Shkresën nr.1117/2 prot., datë 10.04.2020, lidhur me qëndrimin e mëtejshëm në detyrë të z.{...}si anëtar i Gjykatës së Lartë.