Procesverbal

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 28.05.2020

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.90, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 3 pozicione të lira.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përmbushjen, nga kandidati, të kritereve dhe kushteve të kandidimit, për t’u komanduar si pedagog i brendshëm, në Departamentin e Formimit Fillestar, të Shkollës së Magjistraturës”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për pezullimin e procedurave të lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë, emërimit të punonjësve të gjykatave, statusi i të cilëve rregullohet nga Ligji nr.98/2016 “Për organizmin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, propozim i disa anëtarëve.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e pjesëmarrjes së gjyqtarëve në trajnimin vazhdues pranë shkollës së magjistraturës për periudhën prill – qershor 2020”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e detajimit të fondeve shtesë në shpenzime personeli, në programin buxheti i gjykatave”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik dhe Administrimit të Buxhetit.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e disa automjeteve nga Gjykata e Lartë, pranë gjykatave të tjera dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik dhe Administrimit të Buxhetit.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Shqyrtimin e Ankimeve Kundër Vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për Arkivimin e Ankesës dhe Mbylljen e Hetimit ndaj Gjyqtarit”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik dhe Administrimit të Buxhetit.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 62, datë 30.01.2020, “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të pranimit në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë””, i përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm i ngritur me vendimin nr.62, datë 30.01.2020.
10. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës
11. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.