Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 15.05.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 650.8 KB
Përmbledhje
Rendi i ditës:1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 05.03.2020, 30.03.2020, 06.04.2020, 16.04.2020 dhe 22.04.2020.
2. Shqyrtimi i projektvendimit për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Përkohshëm për hartimin e një plani veprimi lidhur me reduktimin e çështjeve të prapambetura dhe rritjen e efikasitetit në Gjykatën e Lartë, ngritur me Vendimin e KLGJ-së nr. 317, datë 19.12.2019, i përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e listës emërore të kandidatëve që plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Programin e Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë”, i përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.89, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i çështjes lidhur me caktimin e komisionit që do të përgatisë komentet për raportin e Shkollës së Magjistraturës për rezultatet e vlerësimit paraprak të kandidateve që kanë aplikuar për pranimin në formimin fillestar, për vitin akademik 2020-2021.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtarit {...}, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi opinionin për kandidaten znj. {...} në procedurën e komandimit si pedagoge e brendshme, në Departamentin e Formimit Fillestar, të Shkollës së Magjistraturës”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për statusin e këshilltarit/ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, të znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
9. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
10. Diskutim në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të mbledhjeve plenare për sa i përket mënyrës se si zhvillohen ato në kushtet e pandemisë.