Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 16.04.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 488.1 KB
Përmbledhje
Rendi i ditës:1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 7.02.2020, 20.02.2020, 24.02.2020, 26.02.2020, 27.02.2020, 2.03.2020, 6.03.2020 dhe 10.03.2020.
Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për hartimin, propozimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të një plani masash për ushtrimin e veprimtarisë e shërbimeve gjyqësore në mënyrën më të sigurt të mundshme gjatë kohëzgjatjes së epidemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19”.
- Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Përkohshëm.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin në pozicion, në mënyrë të përhershme, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të gjyqtares znj.{...}”, përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin në pozicion, në mënyrë të përhershme, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të gjyqtarit z. {...}”, përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi miratimin e fondeve të lira, nga buxheti i vitit 2020, në sistemin gjyqësor”, përgatitur nga anëtarët: z.Toro, z. Qoku, znj. Shehu, znj. Kadi, etj.
6. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Diskutime në lidhje me problematikën e adresuar nga Presidenti i Republikës.