Procesverbal

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 30.03.2020

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të caktimit të përkohshëm të gjyqtarit z. {...} pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e nismës për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë”, përgatitur nga Komisioni Përkohshëm i ngritur për këtë qëllim.
4. Caktimi i komisionit që do të përgatisë komentet për raportin e Shkollës së Magjistraturës për rezultatet e vlerësimit paraprak të kandidateve që kanë aplikuar për pranimin në formimin fillestar, për vitin akademik 2020-2021”