Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 19.12.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 499.2 KB
Përmbledhje
Rendi i ditës:1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 04.11.2019, 12.11.2019, 13.11.2019, 21.11.2019, 02.12.2019, 03.12.2019, 04.12.2019 dhe 05.12.2019.
2. Vazhdimi i shqyrtimit të Raportit “Për vlerësimin e statusit individual dhe karrierën e inspektorëve të ish- Këshillit të Lartë të Drejtësisë” të përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm i Vlerësimit të Statusit Individual dhe Karrierën e Inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, (për dy inspektore znj. {...}dhe znj. {...} – vijim nga mbledhja e datës 22.10.2019).
3. Shqyrtimi i projektvendimit për “Shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Këshillin e Lartë Gjyqësor, kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit”, bashkëpropozim i Komisionit për Zhvillimin e Karrierës dhe Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Raportimi mbi informacionin e Kryetarëve të Gjykatave në lidhje me veprimtarinë gjyqësore, për periudhën korrik - shtator 2019, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e tabelave standarde me të dhënat statistikore të nevojshme, për efekt të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve” i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për hartimin e një plani veprimesh lidhur me reduktimin e çështjeve të prapambetura dhe rritjen e efikasitetit në Gjykatën e Lartë”.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Hartimin e Rregullores së Brendshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
8. Dëgjesë me gjyqtarin {...} i cili ka paraqitur kërkesë për rikthimin në detyrën e gjyqtarit.