Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 11.09.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 1.0 MB
Përmbledhje
Rendi i ditës:1. Shqyrtimi i projektvendimeve për gjendjen e faktit dhe ligjin e zbatueshëm në lidhje me verifikimin e kushteve dhe kritereve për 14 kandidatë për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, përgatitur nga relatorët përkatës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e procedurës së emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur” (në fushën e të drejtës civile), i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e gjyqtarëve {...} dhe {...} nga procedura e ndarjes së çështjeve me short”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Shqyrtimi i opinioneve për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve që kanë shprehur interes për komandimin pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ndërprerjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe kthimin e tij në pozicionin e mëparshëm”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.