Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 09.07.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 30.9 KB
Përmbledhje
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Z. Duncan Norman, është takuar të enjten datë 09.07.2020 në Gjykatën e Lartë, me disa nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.Në emër të të gjithë anëtarëve të këshillit, Zj. Vitore Tusha ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e saj për asistencën e deritanishme të dhënë nga Britania e Madhe në mjaft sektorë të sistemit të drejtësisë, veçanërisht në proceset e reformës në drejtësi.
Zj. Tusha e njohu ambasadorin Norman me problematikat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë këtyre viteve të krijimit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, dhe theksoi angazhimin maksimal të anëtarëve të tij, si gjatë vitit 2019, kur ky këshill vendosi themelet e një procesi shumë të rëndësishëm kushtetues, atë të përzgjedhjes së anëtarëve të parë në Gjykatën Kushtetuese. Procesi për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi të veçantë për funksionimin e shtetit ligjor, dhe për këtë arsye, bazuar edhe në rekomandimet e Komisionit të Venecias, KED 2020 ka marrë të gjitha masat për përfshirjen e tyre në aktet rregullatore të KED.