Njoftim publik

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 30.06.2020

Dokumente

Përmbledhje

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe të anëtarëve zëvendësues, Avokatit të Popullit, përfaqësuesit të Presidentit të Republikës, përfaqësuesit të Kuvendit, si edhe të drejtueses së Euralius e OPDAT në cilësinë e institucioneve mbështetëse me konsulencë në hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e KED, ditën e martë 30.06.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar:
1.Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
2.Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara. Përpara nisjes së diskutimeve në respektim të këtij rendi dite, anëtarët e KED duhet të miratonin edhe procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të datave 3, 5 dhe 6 shkurt 2020. Për miratimin e këtyre procesverbaleve u vendos që të procedohet në mbledhjen e radhës së KED, pasi ato t’i përcillen Avokatit të Popullit për t’u njohur më përmbajtjen e tyre.