Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 21.09.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 9.5 KB
Përmbledhje
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 21.09.2019, ora 10.00, thërret mbledhjen e KED, me këtë rend dite :1. Diskutimi dhe miratimi i Listave Përfundimtare të Renditjes së Kandidaturave për 4 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, si edhe i raporteve përkatës të kësaj renditjeje.
2. Shpallja e fillimit të procedurës së verifikimit të kandidaturave për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi në datën 21.08.2019, si edhe zhvillimi i procedurës së shortit për përcaktimin e relatorit të këtij vendi vakant
3. Diskutim për ecurinë e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe numrin e kandidatëve të mbetur për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, të shpallur me Dekretin nr. 10723 datë 07.02.2018 nga Presidenti i Republikës.