Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 10.09.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 120.2 KB
Përmbledhje
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët janë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese,në zbatim të nenit 7/a të ligjit nr. 8577/2000, të neneve 239 dhe 240 të ligjit nr. 115/2016, të dispozitave të aktit nënligjor normativ Vendimi nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”,
pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës,
bën publike rezultatin paraprak të pikëzimit për secilin kandidat si më poshtë:
Arta Vorpsi 89.610 Pikë
Besnik Muçi 81.926 Pikë
Elsa Toska 85.425 Pikë
Fiona Papajorgji 88.783 Pikë
Marsida Xhaferllari 81.999 Pikë
Regleta Panajoti 80.284 Pikë