Marsida Xhaferllari
Anëtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Zv. Anetare e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi per vitin 2025.
Gjeneralitete
Karriera & vlerësime
Dokumente (19)
Përmendet në (23)
Burime të tjera
Deklarimi i pasurisë
Gjeneralitete
- Emri
- Marsida Xhaferllari
- Pozicioni
- Anëtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Zv. Anetare e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi per vitin 2025.
- Emërimi
- 04.10.1999
- Statusi
- Në detyrë
- Kategoria
- Gjyqtarë, Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
- Përditësuar
- 02.12.2024
Eksperienca profesionale
• Nëntor 2019 – aktualisht - Anëtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.• 2020 - 2021 - Anëtare Zëvendësuese e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
• Janar 2013 – Nëntor 2019 - Kryeinspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë ( Këshilli i Lartë Gjyqësor).
• Gusht 2011 – Janar 2013 - Drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve te Drejtësisë pranë Ministrisë së Drejtësisë.
• Shtator 2008 - Gusht 2011 - Drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit pranë Ministrisë së Drejtësisë.
• Dhjetor 2007 - Gusht 2008 - Këshilltare e Ministrit të Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë.
• Shtator 2000 - Dhjetor 2007 - Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier (Kolegji Penal).
• Tetor 1999 – Shtator 2000 - Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier (Seksioni Familjar, Kolegji Civil).
VEPRIMTARI AKADEMIKE DHE GRUPE PUNE
• 2017 – 2018 - Bashkautorë dhe Anëtare e Bordit Shkencor të Komentarit Elektronik mbi Ligjin për Statusin dhe Ligjin për Qeverisjen, një projekt i zbatuar nga Euralius me qellim sigurimin e një platforme për profesionistet e ligjit dhe publikun me njohuri mbi qëllimin dhe përmbajtjen e parashikimeve të ligjeve të reformuara.
• Shtator 2015 – korrik 2016 - Anëtare (përfaqësuese e KLO) e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Kuvendit për Reformën në Drejtësi për të hartuar legjislacionin mbi gjyqësorin dhe financimin e gjyqësorit.
• Shtator 2015 – Qershor 2016 - Anëtare e Grupit të Punës "Pavarësia dhe përgjegjshmëria e gjyqësorit", i ngritur nga Rrjeti Evropian i Këshillave për Gjyqësorin (ENCJ) për të zhvilluar një set treguesish për vlerësimin e pavarësisë dhe të përgjegjshmërisë se Gjyqësorit në një sistem gjyqësor shtetëror. Ky grup pune u finalizua me Raportin e ENCJ 2014-2015 "Pavarësia dhe përgjegjësia e gjyqësorit", të miratuar nga Asambleja e ENCJ.
• Shtator 2014 – Qershor 2015 - Anëtare e Grupit të Punës "Mbi zhvillimin e standardeve minimale gjyqësore V", i ngritur nga Rrjeti Evropian i Këshillave për Gjyqësorin (ENCJ) për të zhvilluar një set standardesh minimale dhe treguesit përkatës në fushën e përgjegjësisë.
• Shtator 2012 – 2014 - Anëtare e Grupit të Punës për e-learning mbi alternativat e burgimit si zgjidhje për mbipopullimin në burgje në kuadër të Programit të Këshillit të Evropës për Edukimin e të Drejtave të Njeriut për Profesionet Ligjore (Programi HELP).
• Maj 2007-aktualisht - Eksperte në Programin e Trajnimit Vazhdues për lëndë që lidhen me të drejtën publike pranë Shkollës së Magjistraturës.
• 2010 – aktualisht - Pedagoge e Jashtme e te Drejtave të Njeriut, në Programin e Trajnimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës.
• Tetor 2005 – Qershor 2007 - Lehtësuese në Programin e Trajnimit Vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës.
• 2012 – 2014 - Lektore e të Drejtës Kushtetuese në Programin e Ciklit të Dytë Master në Universitetin Jo-publik "lllyria", Fakulteti i Drejtësisë.
- 2009 – 2012 - Lektore e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Jo-publik "Illyria", Fakulteti i Drejtësisë.
- Trajnere e Skuadrës së Studentëve që konkuruan dhe fituan në Konkursin në Europiano-Shqiptar në 2012 (gjyq imitues) për të Drejtat e Njeriut organizuar nga Misioni Euralius III.
• 2007 – 2009 - Lektore e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Jo-publik "Kristal", Fakulteti i Drejtësisë, Tiranë.
AKTIVITETE TË TJERA
• 2013 - aktualisht - Përfaqësuese e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në çështje gjyqësore në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.
• Shkurt 2008-Janar 2013 - Përfaqësuese e Këshillit të Ministrave në mbi 50 gjykime pranë Gjykatës Kushtetuese me objekt shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën të akteve normative (Ligje, marrëveshje ndërkombëtare, vendime dhe udhëzime të Këshillit të Ministrave).
•20.07.2009 - Licencuar si Avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë (numri 3859 i licencës).
• Dhjetor 2011-Janar 2013 - Anëtare e Komisionit të Licencimit të Ndërmjetësve.
• Korrik 2009 - Janar 2013 - Anëtare e Komisionit të Mbrojtjes se Konsumatorëve.
• Korrik 2009 - Janar 2013 - Anëtare e Këshillit Drejtues të Shkollës se Magjistraturës.
• 2008-2011 - Përfaqësuese e Ministrit të Drejtësisë në Komisionin e Vlerësimit të Provimeve të Pranimit në Avokati.
• Shtator 2008 - Gusht 2011 - Anëtare e Bordit Drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
• Dhjetor 2003- Dhjetor 2005 - Anëtare e Komisionit të Etikës në Konferencën Gjyqësore Kombëtare.
Arsimi
• 1993 - 1997 - Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.• 1997-2000 - Magjistrate (profili gjyqtar) Shkolla e Magjistraturës. (Brezi i parë të të diplomuarve të kësaj shkolle).
Punime
• 2017 - Personi kyç në hartimin e Manualit për Hetimet Disiplinore ndaj Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Publikim Online i Misionit Euralius, me financim të BE-se (Misioni Euralius IV).• Shkurt 2015 - Hartuesja kryesore e Studimit Vlerësues mbi Ngarkesën e Punës në Gjykatat Administrative në Shqipëri, miratuar nga KLD më 15 mars 2015.
• Janar 2014 - Autore e Manualit për gjyqtarët "Për drejtësinë administrative", i botuar me asistencën e Prezencës së OSBE Tiranë, për të shpjeguar legjislacionin e hartuar dhe të miratuar gjatë përvojës në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Kodifikimit.
• 2012 – 2016 - Rishikuese e Gazetës së Jurisprudencës Shqiptare (GAJUS), burim elektronik i përmuajshëm me sinteza të vendimeve mujore të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. • Nëntor 2012 - Hartuesja kryesore e Manualit të parë të Inspektimeve në Gjyqësor, i zhvilluar në cilësinë e Drejtores së Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë me grup pune, të asistuar nga partneret ndërkombëtarë (Misioni Euralius III).
• 2011 - 2012 - Personi kyç teknik për hartimin e Strategjisë Ndër sektoriale të Drejtave të Pronësisë, 2013-2020, miratuar nga Këshilli i Ministrave më 27 Qershor 2012.
• 2011-2012 - Personi kyç teknik në Ministrinë e Drejtësisë për Hartimin e Planit Qeveritar të Veprimit për adresimin e 12 Rekomandimeve në Procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE (e ngarkuar për tre Rekomandimet nr. 7 "Shteti i së Drejtës", nr. 10 "Të drejtat e pronësisë" dhe nr. 12 "Trajtimi njerëzor i të dënuarve".
• 2011 - Autore e artikullit "Ligje me shumicë'", botuar në botimin Obiter Dictum, për shpjegimin e disa çështjeve kushtetuese në procesin legjislativ në Shqipëri.
• 2010 – 2011 - Personi kyç teknik për hartimin e Strategjisë Nder sektoriale të Drejtësisë 2011 - 2013, miratuar nga Këshilli i Ministrave më 20.07.2011.
• 2010- 2011 - Drejtuese e ekipit të eksperteve shqiptarë për rishikimin e Manualit për Hartimin e Legjislacionit dhe shtimin e një Aneksi për Rregullat si Legjislacioni duhet të shmang Korrupsionin, në cilësinë e Drejtores së Përgjithshme të Kodifikimit, asistuar nga projektet Euralius II dhe PACA.
• 2011 - Eksperte e Qeverisë Shqiptare në procesin e Rishikimit nga Shqipëria dhe Suedia të zbatimit nga Bullgaria të neneve 15 - 42 i Kapitullit III "Kriminalizimi dhe zbatimi i ligjit" dhe të neneve 44-50 të Kapitullit IV, "Bashkëpunimi ndërkombëtar" i Konventës të Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit në ciklin e rishikimit 20-10-2015.
Kualifikime dhe promovime
- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.Vendime
- Vendim i KPK-së nr. 115, datë 11.03.2019 - Subjekti i rivlerësimit znj. Marsida Xhaferllari, kryeinspektore pranë ish-Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.- Vendim i IKP nr. 115, datë 11.3.2019 "Për mosankimin e vendimit nr. 115, datë 11.3.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Marsida Xhaferllari.
Masa disiplinore
- Nuk ka masa disiplinore në fuqi.Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Vënie informacioni në dispozicion nga Gjykata Kushtetuese për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 527.9 KB
-
pdf
Pikëzimi i Këshillit të Emerimeve në Drejtësi - Kandidate për në Gjykatën Kushetetuese, Marsida Xhaferllari. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 1.9 MB
-
pdf
Njoftim i Presidencës - Betimi para Presidentit të Republikës anëtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Marsida Xhaferllari. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 1.7 MB
-
pdf
Dekret Nr. 11350 datë 13.11.2019 “Për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 175.8 KB
-
pdf
Lista e kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. - Dërguar Presidentit nga Gjykata Kushtetuese , datë 15.11.2019. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 112.5 KB
-
pdf
Lista e kandidatëve për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, datë 20.03.2019. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 6.2 KB
-
pdf
Vendim i KED-së nr. 114, datë 07.08.2019 "Për miratimin e kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për vendet vakante". 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 250.6 KB
Përmendet në
Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Marsida Xhaferllari”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.
- Procesverbal Nr.13 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 20.10.2020, Ora 14.00
- Procesverbal Nr.13 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 20.10.2020, Ora 14.00
- Procesverbal Nr.11 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 05.10.2020, Ora 13.50
- Procesverbal Nr.36 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 02.12.2019, Ora 13:00
- Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 02.12.2019
- Vendim i KED-së nr. 144 datë 02.12.2019
- Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 02.12.2019
- Njoftim për shtyp i KPA-së 27/11/2019
- Vendim Nr. 33/2019 i KPA-së datë 27.11.2019 (Juridiksion rivlerësimi)
- Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta Nr. 11350, datë 13.11.2019
- Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta Nr. 11350, datë 13.11.2019
- Njoftim për shtyp i KPA-së 11/11/2019
- Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 10.09.2019
- Vendim i KED nr. 126 date 10.09.2019
- Procesverbal Nr.27 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 06.08.2019, Ora 09.30
- Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 06.08.2019
- Vendim i KED-së nr.111 datë 06.08.2019
- Vendim i KED-së nr.110 datë 06.08.2019
- Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 06.08.2019
- Njoftim i IKP-së datë 21.05.2019 për mosankimin e vendimit nr. 115, datë 11.03.2019, të KPK-së
- Vendim i KED-së nr.19 datë 10.05.2019
- Vendim i KPK-së Nr: 115 datë 11.03.2019
- Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 04.03.2019
Burime të tjera
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Marsida Xhaferllari janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.