Njoftim publik

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 09.08.2019

Dokumente

Përmbledhje

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 09.08.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite :
1. Diskutimi dhe vendimmarrja në lidhje me shpalljen e fillimit të procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve, për sa i përket vendeve vakante si më poshtë:
- Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.
- Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018.
- Vendi vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
2. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës dhe zhvillimi i intervistave, sipas ligjit, me kandidatët e lejuar për vendet vakante.