Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 06.08.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 112.1 KB
Përmbledhje
Në zbatim të nenit 232 dhe 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të pikave 32 dhe 34 të vendimit nr. 4 datë 11.03.2019 “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 06.08.2019, ora 9.30, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite:1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit të kandidates Marsida Xhaferllari, kandidate për vendin vakante në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 04.03.2019 dhe për vendin të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
2. Diskutim dhe vendimmarrje lidhur me gjendjen që rezulton nga procedura e verifikimit të kandidaturave dhe numri i kandidatëve të lejuar, si edhe për mënyrën e procedimit nga ana e Këshillit, për vendet vakante si më poshtë:
- vendin vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë
- vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018
- vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018