Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 02.08.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 109.3 KB
Përmbledhje
Në zbatim të nenit 232 dhe 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të pikës 34 të vendimit nr. 4 datë 11.03.2019 “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 02.08.2019, ora 12.00, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite:1. Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, si më poshtë :
- Zhaklina Peto
2. Vendimmarrja lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidatëve Eris Hysi dhe Klodian Rado për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.