Njoftim publik

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 05.04.2019

Dokumente

Përmbledhje

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, ditën e sotme 05.04.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën u vendos;
1. Nisja e procedurave për verifikimin, vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
2. Pezullimi i procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Gjykatën e Lartë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për a) pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese, me mandat të plotë deri në vitin 2025, të shpallur në datën 16.01.2017; b) pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese, me mandat plotësues deri në vitin 2022, të shpallur në datën 21.02.2019.
3. Zhvillimi i shortit për caktimin e relatorëve që do të kryejnë procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Ky short, u vendos të zhvillohej në mënyrë manuale, sipas dispozitave në fuqi, për shkak të pamundësisë teknike të zhvillimit të tij në mënyrë elektronike.